FIFA e dënon Shqipërinë

Autori:Gazeta Fjala

shqiperia

Në mesin e 11-të federatave të futbollit që janë dënuar për sjellje jo sportive nga ana e tifozëve, është përfshirë edhe Shqipëria.

Federata Shqiptare e Futbollit  (FSHF), është dënuar nga FIFA me 50 mijë franga zvicerane. Ky dënim është për shkak të sjelljeve jo sportive të tifozëve shqiptarë në ndeshjen e zhvilluar kundër Maqedonisë më 5 shtator  në stadiumin ”Loro Boriçi” në Shkodër.

FSHF-ja është dënuar për shkak të vërshëllimave të himnit kombëtar të kundërshtarit, ndezje të fishekzjarreve, përdorim të laserit, dhe shpalosje të sloganeve me parulla politike.

Përveç këtij dënimi, Shqipërisë i është tërhequr vërejtja, pasi që, nëse do ketë veprime të njejta në ndeshjet e ardhshme, mund të dënohet që të luaj pa praninë e tifozëve në stadium./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fifa-e-denon-shqiperine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala