Festat e fundvitit, ku shkuan dhe sa shpenzuan shqiptarët në pushime?

Autori:Zekirja Shabani

festuival

Pavarësisht krizës ekonomike që prej vitesh ka përfshirë dhe vendin tonë, shqiptarët nuk heqin dorë nga pushimet jashtë vendit. Sipas statistikave të agjensive turistike, fundi i 2015-ës ka shënuar një rritje të prenotimeve për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve jashtë vendit.

Mali i Zi dhe Maqedonia mbjanë edhe këtë vit vendin e parë të listës së preferencave të shqiptarëve për të kaluar pushimet.

“Vazhdojnë të jenë në rritje kërkesat e shqiptarëve për të kaluar festat jashtë Shqipërisë. Sivjet ka pasur edhe një periudhë pushimesh pak më të gjata. Kërkohet shumë Maqedonia, Mali i Zi jo vetëm për fundvit por duke filluar për gjithë periudhën e dimrit. Turizmi dimëror ka filluar të jetë i kërkuar dhe kërkesa për resortet e skive vjen në rritje”,- thotë Aurela Baholli, pronare e një agjencie turistike.

Për ata që deshën të shpenzojnë pak, Shqipëria ka ofruar goxha mundësi.

“Korça, që dominon Dardha dhe Voskopoja pasi dihet që aty ka dhe njësi akomoduese shumë të mira dhe ka disa resorte që ofrojnë një akomodim të këndshëm, të ngrohtë dhe me çmime jo shumë të shtrenjta, jo shumë të ekzagjëruara sepse dhe vendet rreth e rrotull rajonit që të jemi të sinqertë paktetat që ne kemi për fundvit janë të shtrenjta dhe ato përballohen vetëm nga një shtresë e caktuar e klientëve”,- tregon Baholli.

Ndryshe nga vitet e tjera, sulmet terroriste në Paris dhe kërcënimet për kryeqytetet e tjera të Europës, kanë frenuar shqiptarët t’i përzgjedhin si destinacione turisitike.

“Ka pasur dhe kërkesa për të kaluar fundvitin në kryeqytetet e Evropës por me një ndryshim nga vitet e tjera pati pak stepje sepse turet e organizuara që vit për vit prenotohen shumë kohë më përpara për kryeqytetet e Evropës si Parisi, Brukseli, Roma të themi kanë qenë pak të tërhequra dhe për shkak të situatës që ndodhi me terrorizmin në Paris dhe nuk patëm grupe të organizuara por patëm kërkesa të shumta individuale”,- shpjegon ajo.

Nuk kanë qenë të paktë edhe ata shqiptarë, që kanë preferuar të shijojnë rrezet e diellit në dimër, duke prenotuar pushime në vende të ngrohta dhe ekzotike./Report Tv/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/festat-e-fundvitit-ku-shkuan-dhe-sa-shpenzuan-shqiptaret-ne-pushime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala