Ferizaj, ngritet aktakuzë kundër personit zyrtar për keqpërdorim të detyrës

Autori:Gazeta Fjala

aktakuze-633x330

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Prokuroria thotë se dyshohet që ky person ka përdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore përvete.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se pandehuri në muajin shtator të vitit 2017 dhe në muajin prill të vitit 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar , me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore përvete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar kompetencat zyrtare dhe duke i’a shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Prokurori.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ferizaj-ngritet-aktakuze-kunder-personit-zyrtar-per-keqperdorim-te-detyres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala