Ferizaj mbetet pa spital

Autori:Gazeta Fjala

auto_spitali_ferizaj1371594752

Ferizaj ka mundësi të mbetet pa spital edhe  pas shumë proceseve tenderuese. Punimet për spitalin në Ferizaj ishin planifikuar të fillonin këto ditë por tani gjithçka duket se është kthyer në pikën zero.

Kjo pasi që këtë javë dy kompani janë ankuar se Ministria e Shëndetësisë  ka bërë dallavere në procesin e përzgjedhjes së fituesve për ndërtimin e spitalit regjional në Ferizaj.

Kompania “Sfinga” nga Prizreni dhe kompania “PE-VLA-KU” nga Prishtina pretendojnë se gjatë procesit të tenderimit dhe të hapjes së tenderit është shkelur ligji për prokurimin publik./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ferizaj-mbetet-pa-spital/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala