Ferizaj: Dënohet me 23 vjet burg për vrasje të Policit

Autori:Gazeta Fjala

polici

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi Bujar Marevcin për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Bujar Marevci është dënuar për vrasjen e dyfishtë në Ferizaj të policit Rexhep Marevci dhe Suzana Marevcit.

Dy të vrarët ishin mes vete babë e bijë, ndërsa u qëlluan nga Bujar Marevci në oborrin e shtëpisë së tyre në tetor të vitit 2014.

Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Bujar Marevcin me 23 vjet burg për këto dy vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ferizaj-denohet-me-23-vjet-burg-per-vrasje-te-policit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala