Fëmijët s’kanë nevojë për antibiotikë

Autori:Gazeta Fjala

150630121215-1-540x360_1484153923-9516154

Shkencëtarët pohojnë se në mënyrë që t’u rritet imuniteti, fëmijët kanë nevojnë për mikrobe, jo për antibiotikë.

Sigurisht që është e rëndësishme për higjenën që të lani vazhdimisht duart, sidomos gjatë këtyre ditëve të ftohta kur gripi është përhapur gjithandej! Problemi është që prindërit po e teprojnë me kujdesin për pastërtinë e fëmijëve! Kërkimet e reja shkencore tregojnë se mikrobet për të cilat ne kujdesemi kaq shumë t’i largojmë me solucione të ndryshme antibakteriale, kanë ndikim negativ në sistemin imunitar të fëmijëve.

Studiuesit thonë se fëmijët e sotëm po rriten me kujdes të tepruar, ndryshe nga ç’ka ndodhur në vitet e shkuara. Ata këmbëngulin të ndërgjegjësojnë prindërit se duke vepruar kështu ata po kontribuojnë në krijimin e një gjendje kronike alergjish dhe obeziteti. Pra, po nisen me qëllime të mira por, në fakt, vetëm sa po përkeqësojnë rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/femijet-skane-nevoje-per-antibiotike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala