Fehmi Mehmeti caktohet ushtrues detyre i Guvernatorit

Autori:Gazeta Fjala

BQK

Bordi i BQK’së, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka vendosur që Fehmi Mehmeti të jetë ushtrues detyre i Guvernatorit, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës që u emërua Ministër i Financave në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar çështjen e plotësimit të pozitës së Guvernatorit. Bordi pasi ka analizuar situatën e krijuar pas dorëheqjes së Guvernatorit Hamza, mori vendim duke e caktuar  z. Fehmi Mehmeti, për Ushtrues detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të Ri. Qe nga viti 2014, z.Mehmeti , ka ushtruar pozitën e Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK’së për media.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fehmi-mehmeti-caktohet-ushtrues-detyre-i-guvernatorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala