FBI paralajmëron se djali i Bin Laden po përgatit diçka të tmerrshme

Autori:Gazeta Fjala

p_1505297523-8415286

Në një fotomontazh, i publikuar të dielën nga Al Al-Kaeda për 16 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, shfaqet imazhi i Osamabin Laden në flakët e kullave binjake. Në krah të tij djali Hamza, princi trashëgimtar i xhihadit.

I riu i moshës 28 vjeç është shfaqur që në fëmijërinë e tij në propagandën e rrjetit të themeluar nga i ati. Sot, vlerësojnë zyrtarë dhe analistë, ai po përgatitet për të marrë drejtimin, duke përfituar nga dobësimi ushtarak i grupit të Shtetit Islamik (ISIS), në përpjekje për të bashkuar nën emrin e tij xhihadistët në mbarë botën.

Në një raport të publikuar nga “Combating terrorism center” (CTC) e West Point, Ali Soufan, ish-agjenti special i FBI-së, i specializuar për Al Kaedën, shkruan se Hamza është duke u përgatitur për të marrë rolin e drejtuesit në organizatën që themeloi i ati.

“Në pozicionin e anëtarit të dinastisë Bin Laden, me shumë gjasa ai do të pritet mjaft mirë nga ana e xhihadistëve të bazës”, shton ai. Ndërsa “kalifati” i ISIS-it po shkon drejt shpërbërjes, Hamza është tashmë më mirë i pozicionuari për të ribashkuar lëvizjen xhihadiste botërore.
I pesëmbëdhjeti nga njëzet fëmijët e Osama Bin Laden, djali i gruas së tij të tretë, Hamza që në hapat e para të fëmijërisë është përgatitur për të ndjekur hapat e të atit. Përkrah tij në Afganistan, para 11 shtatorit 2001, ai mëson si të stërvitet me armë, si të qortojë me zërin e tij fëminor kundër amerikanëve, hebrenjeve dhe kryqtarëve në videot on line.
Në prag të sulmit kundër Kullave binjake dhe Pentagonit, Hamza është ndarë nga i ati, të cilin nuk do t’a shohë më, duke u evakuar me gratë dhe fëmijët e klanit drejt Jalalabad, më pas Iranit, ku do të vendosen për disa vite në një rezidencë banimi në masa të rrepta sigurie me vendim gjykate.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/fbi-paralajmeron-se-djali-i-bin-laden-po-pergatit-dicka-t-433710/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fbi-paralajmeron-se-djali-i-bin-laden-po-pergatit-dicka-te-tmerrshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala