Fati i “Parkut të Paqes” do të zgjidhet në takimin e 8 majit

Autori:Gazeta Fjala

parku

Ministrja pa portofol, e angazhuar për bisedime teknike me Beogradin, Edita Tahiri, ka thënë se dy palët kanë përfaruar qëndrimet lidhur me fatin e të ashtuquajturit “Parkut të Paqes”, të ndërtuar mbi urën e lumit Ibër.

Në një prononcim për gazetën serbe “Danas”, Tahiri ka thënë se gjatë negociatave të mbajtura ditë më parë në Bruksel në mes të grupeve punues, ka pasur afrim të qëndrimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe edhe për një sërë çështjes tjera.

“Kemi pasur një përafrim të qëndrimeve gjatë bisedimeve me grupin teknik të palës serbe në një sërë çështjes, në mënyrë që në takimin e 8 majit mes kryeministrave Mustafa dhe Vuçiq, ato të finalizohen me një marrëveshje”, ka thënë Tahiri, transmeton lajmi.net.

Duke ka folur për marrëveshjet e deritashme në mes të kryeministrave,Tahiri ka bërë të ditur se do të zbatohen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fati-i-parkut-te-paqes-do-te-zgjidhet-ne-takimin-e-8-majit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala