Familjet e punëtorëve që vdiqën në vendin e punës s’përkrahen financiarisht nga shteti

Autori:Gazeta Fjala

punesimi-850x567

Vdiq në vendin e tij të punës. 21 vjeçari, Krenar Jemini u detyrua ta ndërpresë shkollimin e të merrte rrugën e punës, çdo ditë, pasi rroga e policit, të cilën e merrte babai i tij, s’ishte e mjaftueshme për familjen.

Kështu një ditë më parë tha edhe vet prindi i Krenarit.

22 vjeçari është personi i njëzet e katërt i cili vdiq në vendin e punës, që nga viti 2018 e deri tash.

Ata u detyruan të punonin për shkak të kushteve të rënda.

Por, ndonëse humbën jetën në vendin e tyre të punës përkrahja financiare për ta mungon.

Një përkrahje të tillë nuk ua dha as qeveria e Kosovës, që u mblodh gjatë kësaj të marte, ndonëse një gjë të tillë e kishte bërë në raste të caktuara në të kaluarën.

Ndërkohë, në Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se Qeveria e Kosovës do të duhej që t’i ndihmonte familjet që nuk qëndrojnë mirë financiarisht.

Ndërsa Florent Spahija nga KDI-ja tha se në vend se të ndahen mjete për familjet e personave që kanë vdekur, do të duhej që Qeveria të bëjë diçka t’i parandalojë ato, raporton T7.

Gjatë këtij viti do të shtohen 20 inspektorë, megjithatë as ky numër sipas Inspektoratit të Punës, s’është i mjaftueshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/familjet-e-punetoreve-qe-vdiqen-ne-vendin-e-punes-sperkrahen-financiarisht-nga-shteti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala