Familja Berisha tërhiqet nga kërkesa për masë të sigurisë ndaj Jahjagës

Autori:Gazeta Fjala

atifete_1518601298-1170145

Familja Berisha si paditës ndaj ish-presidentës Atifete Jahjagës janë tërhequr nga kërkesa e tyre për masë të sigurisë ndaj fjalimit të Jahjagës.

Avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, tha se janë tërhequr nga kërkesa për masë sigurie ndaj deklaratës së Jahjagës pasi që ka kaluar një kohe e gjatë gati gjashtë muaj prej kur është paraqitur kjo kërkesë.

Kurse avokati i i ish-Presidentes Jahjaga, Arianit Koci, në seancën që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tha se padinë e konsideroi të pabazuar dhe kërkoi që ajo të hidhej poshtë pasi është dorëzuar pas afatit ligjor.

Seanca është duke vazhduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi që kunetërit e Shyhrete Berishës, e kanë paditur Atifete Jahjagën për shpifje, pasi gjatë fjalimit në javën e Gruas që është mbajtur vitin e kaluar ajo ka dal në mbrojtje të të mbijetuarës së masakrës së Familjes Berisha.

Dy kunetërit e Shyhrete Berishës kanë kërkuar kompenzim prej 250 mijë euro nga Jahjaga.

Në mbrojtje të Jahjagës kanë dal edhe rrjeti i grupit të Grave të Kosovës. Ato janë mbledhur para gjykatës për siç thonë mbrojtjen e fjalës së lirë “meqë besojmë që Presidentja Jahjaga është paditur padrejtësisht pasi që ka ngritur zërin për të drejtat e zonjës Berisha”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/familja-berisha-terhiqet-nga-kerkesa-per-mase-te-sigurise-ndaj-jahjages/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala