Falcao akuzohet se kurdisi ndeshjen Peru-Kolumbi

Autori:Gazeta Fjala

GettyImages-669900770

Radamel Falcao po akuzohet se ka kurdisur ndeshjen Peru-Kolumbi, ndeshje kjo që përfundoi baras 1:1, e që kualifikoi Kolumbinë, ndërsa Perunë e dërgoi në ndeshjen e Play Off-it ndaj Zelandës së Re.

Falcao shihet duke mbuluar gojën e tij teksa flet me lojtarët peruanë.

Por çfarë po u thoshte Tigri atyre?

Menjëherë pas këtij verprimi të yllit të Monacos, sinjalet për “t’u qetësuar” u transmetuan rreth ekipit peruan.

Dukej mjaft e qartë që Falcao u kishte thënë peruanëve që të mos provojnë të fitojnë, pasi që edhe një barazim u konvenonte dyja kombëtareve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/falcao-akuzohet-se-kurdisi-ndeshjen-peru-kolumbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala