Fakte që nuk i dini për balenën blu

Autori:Gazeta Fjala

balena blu

Balena e kaltër është kafsha më e madhe e njohur që ndonjëherë ka ekzistuar. Trupi i gjatë dhe i hollë herë –herë, mund të jetë me hije të ndryshme të ngjyrsës blu dhe gri.

Ka të paktën tri specie të dallueshme: balena e kaltër e Atlantikut Verior dhe Paqësorit Verior, balena e Oqeanit Jugor dhe brevikauda e njohur edhe si balena xhuxh blu e cila gjendet në Oqeanin Indian dhe Paqësorin e Jugut, kurse ekziston edhe lloji tjetër i quajtur Indika që gjendet në Oqeanin Indian.

10 faktet mbi balenën e kaltër: 

(1) Balena e Kaltër ka një trup të gjatë, konik dhe të efektshëm. Gjatësia e kokës përbën 25% të gjatësisë së trupit. Pjesa e sipërme e kokës është e gjerë, e sheshtë dhe ka formën e shkronjës U.

(2) Nga nofulla e ulët e deri në kërthizë, balena ka 55-68 kanale të përparme.

(3) Gjatësia e plotë e një balene blu të rritur është maksimalisht 33 metra dhe pesha e saj është deri në 181 ton. Një balen e kaltër që është gjetur në hemisferën veriore ka qenë e gjatë 78-80 metra. Ato në hemisferën jugore mund të jenë 90 deri në 100 metra të gjata.

(4) Balena e Kaltër mund të gjender vetëm por edhe në grupe, por më së shpeshti gjendet e vetmuar. Rrallë mund të vërehet një grup i madh prej 50 deri 60 balenash blu së bashku.

(5) Ky gjitar është i shpejtë dhe notues shuëm i zoti.

(6) Përgjithësisht shpejtësia e tij është 12 km/h, por kur është në rrezik mund të shkojë deri në 30 km/h.

(7) Periudha e shtatëzanisë së balenave blu është një vjet.

(8) Ushqimi kryesor i balenave blu janë krijesat e vogla detare (planktonet) dhe karkalecat. Ato quhen eufausiids apo krill. Në verë balena blu arrin të ngop urinë e saj me 4 tonë në ditë planktone.

(9) Balena blu femër mund të lindë çdo 2 deri në 3 vjet. Vetëm pas lindjes, ato peshojnë 3 ton dhe janë 23-27 metra në gjatësi.

(10) Zëri i një balene blu mund të arrijë deri në 188 decibela, duke e bërë atë më të fortë se të një aeroplani i cili mund të arrij deri në 140 decibela.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/fakte-qe-nuk-i-dini-per-bakenen-blu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala