Facebook me ndryshim të madh në komente

Autori:Gazeta Fjala

facebook_1461256431-5147832

Rrjeti social Facebook pritet të bëjë disa ndryshime në hapësirën e komenteve për versionin desktop.

Komentet tani mund të shndërrohen në biseda të gjata dhe Facebooku ka gjetur një mënyrë që ju të ndiqni këto komente sa më lehtë.

Kur dikush komenton në ndonjë postim tuajin, i përgjigjet ndonjë komenti apo ju etiketon në koment, një dritare e re e komenteve do të hapet automatikisht në versionin desktop.

Këto dritare hapen siç hapen bisedat në aplikacionin e Messengerit. Kështu ju do të mund të komentoni pa pasur nevojë që të largoheni nga “News Feed”, transmeton Koha.net.

Facebooku ka konfirmuar testimet e ndryshimeve, por ka bërë të ditur se vetëm një numër i përdoruesve ka pasur mundësi t’i shoh këto ndryshime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/facebook-me-ndryshim-te-madh-ne-komente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala