“EULEX-i do të vazhdojë t`i përkrahë institucionet e Kosovës”

Autori:Gazeta Fjala

hoxhaj-dhe-ajo-690x380

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur në një takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it,  Alexandra Papadopoulo duke e uruar në detyrën e re.

Duke i shprehur mirëseardhje, kryediplomati kosovar në emër të institucioneve të vendit ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me misionin e EULEX-it për një shtet të drejtë dhe ligjor që avancon çdo ditë në rrugën drejt BE-së.

Po ashtu, Hoxhaj e ka falënderuar Papadopoulou për kontributin e deritashëm që ky mision ka dhënë në Kosovë dhe ka theksuar se “institucionet e Kosovës, duke koordinuar aktivitetet janë të gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me misionin e EULEX-it me qëllim të forcimit të rendit dhe ligjit”.

Për thellim të bashkëpunimit është shprehur edhe shefja e EULEX-it, derisa ka premtuar se misioni të cilin ajo e udhëheq do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës aty ku ka nevojë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/eulex-i-do-te-vazhdoje-ti-perkrahe-institucionet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala