EULEX-i do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në sundimin e ligjit

Autori:Gazeta Fjala

EULEX-Head-of-Mission-meeting-the-President-of-the-Kosovo-Assembly-05-10-2016-690x380

Shefja e Misionit të EULEX, Alexandra Papadopoulou ka pasur një takim njohës me kryekuvendarin Kadri Veseli.

Ajo e vlerësoi bashkëpunimin e mirë që e kishte pasur misioni i BE-së për sundim të ligjit  me Veselin dhe e falënderoi atë për përkrahjen e tij në veçanti lidhur me vazhdimin e mandatit të këtij misioni.

Ajo e përsëriti se institucionet e Kosovës duhet të inkurajohen që ta shfrytëzojnë ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga EULEX-i për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës.

“EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në kuadër të sundimit të ligjit përgjatë rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit evropian, veçanërisht sa i takon ndërtimit të një gjyqësori shumë-etnik dhe të pavarur” tha Papadopoulou.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/eulex-i-do-te-vazhdoje-ta-mbeshtes-kosoven-ne-sundimin-e-ligjit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala