Eriksen ndal bisedimet për kontratë të re me Tottenhamin

Ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen ende nuk ka ngritur trofe me Tottenahmin që persë vite dhe ky do të jetë problemi më i madh për Spurs, të cilët dëshirojnë që t’ia zgjasin kontratën lojtarit, e cila i skadon në fund të 2020’ës
Sipas një lajmi të botuar në Marca, mesfushori danez i ka ndërprerë bisedimet për kontratë të re pasi që Real Madridi ka treguar interes për mesfushorin e Tottenhamit, derisa ka vënë kontaktet preliminare me gjigantët e La Ligas.
Real Madridi mund ta shes Luka Modricin sezonin e ardhshëm pasi që Florentino Perez thuhet se nuk është i ionteresuar që t’ia zgjat më kontratën yllit kroat. Eriksen shihet si zëvendësues i tij. Ylli i Danimarkës dëshiron që të fitojë trofe, për këtë ai është duke e marrë në konsideratë largimin nga Londra Veriore.
Situata po ashtu ka vënë në alarm Juventusin, pasi që Zonja e Vjetër është një adhuruese e madhe e yllit të mesfushës së Tottenhamit. Këto mund të jenë muajt e fundit të Christian Eriksen si lojtar i Tottenhamit edhe pse Spurs nuk pritet që ta lënë atë te largohet lirë.
Sipas Marcas, deri me tani, Daniel Levy ka kërkuar 250 milionë euro për yllin e tij.