Erdogani suspendon 11.285 anëtarë të personelit të arsimit

Autori:Gazeta Fjala

erdogan

Një zyrtar turk ka thënë sot se janë suspenduar 11.285 anëtarë të personelit të ministrisë së Arsimit në Turqi nën dyshimin se mund të kenë lidhje me rebelët e jashtëligjshëm kurdë.

Ky zyrtar, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë sot se anëtarët e personelit janë suspenduar me pagesë derisa autoritetet të kompletojnë një hetim formal, përcjell Express.

Ai nuk e ka specifikuar se çfarë lidhjesh mund të kenë anëtarët e personelit me rebelët kurdë.

Por, ai thotë se hapa të tillë janë marrë bazuar në dëshmi konkrete, përfshirë lidhje financiare dhe përpjekje për të rekrutuar njerëz për rebelët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/erdogani-suspendon-11-285-anetare-te-personelit-te-arsimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala