Erdogan: Turqia e interesuar për raketat ruse S-500

Autori:Gazeta Fjala

recep-tayyip-erdogan-0_1483037793-2966456

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij, që aktualisht ka shpallur plane për blerjen e sistemeve raketore tokë-ajër të prodhimit rus të tipit, S-400, është i interesuar edhe për furnizim me raketa të reja ruse, që janë në zhvillim e sipër.

“Në bisedimet tona me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ne nuk mendojmë të ndalemi me S-400. Ne kemi pasur biseda për S-500, po ashtu”, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat turke.

Lëvizja e Turqisë, anëtare e NATO-s, për të blerë raketa ruse të tipit, S-400, nga disa në kryeqytetet perëndimore është shikuar si mospërfillje e aleancës, në periudhën e tensioneve me Rusinë, për shkak të rolit të Moskës në luftërat në Siri dhe në pjesën lindore të Ukrainës.

Marrëveshja për raketat S-400, e shpallur muajin e kaluar, po ashtu, ka shkaktuar shqetësim pasi armatimet ruse nuk mund të integrohen në mbrojtjet e shteteve anëtare të NATO-s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/erdogan-turqia-e-interesuar-per-raketat-ruse-s-500/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala