Erdogan: SHBA të mos strehojë një terrorist si Guleni

Autori:Gazeta Fjala

erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të strehojnë një terrorist” siç është kleriku turk, Fethullah Gulen.

Turqia e fajëson Gulenin për përpjekjen për grushtshtet, në muajin korrik.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Pensilvani qysh në vitin 1999, ka mohuar çdo përfshirje.

Uashingtoni ka thënë se do ta ekstradojë atë nëse Turqia sjell prova kundër Gulenit.

“Nëse SHBA është aleati ynë strategjik dhe partneri ynë në NATO, atëherë nuk duhet të lejojë një terrorist si Guleni të drejtojë organizatën e tij”, tha Erdogan në një intervistë për agjencinë Reuters.

Ai po ashtu foli edhe për Sirinë dhe tha se paqja e qëndrueshme atje nuk mund të arrihet pa largimin e presidentit Bashar al-Assad nga pushteti.

“E ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet nga populli i saj. Përse ky vrasës (Assadi) mbështetet nga disa shtete? Assadi nuk mund të jetë pjesë e ndonjë periudhe të tranzicionit. Bota duhet të gjejë zgjidhje që nuk e përfshin atë”, tha Erdogan.

Irani dhe Rusia janë aleatët kryesorë të Assadit dhe kanë qëndruar pranë tij prejse ka nisur kryengritja anti-regjim në vitin 2011.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/erdogan-shba-te-mos-strehoje-nje-terrorist-si-guleni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala