Erdogan në Serbi për t’i dërguar investitorë Vuçiqit

Autori:Gazeta Fjala

erdogan-600x360

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se presidenti i Turqisë Recep Tayiip Erdogan gjatë muajve në vijim do ta vizitojë Serbinë.

Gjatë kësaj vizite, siç njofton “blic” i Beogradit, do të mbahet takimi trepalësh ndërmjet Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.

Vuçiq ka thënë se është i interesuar për sjelljen e investitorëve turq në Serbi dhe për krijimin e zonës jo doganore ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shpjeguar se Erdogani kishte planifikuar ta vizonte Serbinë më herët, porse për shkak të zgjedhjeve të përsëritura për prefekt të Stambollit, vizita e tij është shtyrë për një ose dy muajt të ardhshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/erdogan-ne-serbi-per-ti-derguar-investitore-vuciqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala