“Ëndërroj ta shoh Messin të veshur me këtë fanellë”

Autori:Gazeta Fjala

messi2

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Thiago Motta, ka thënë se do të dëshironte shumë që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, t’ bashkohet në të ardhmen skuadrës nga “Parc des Princes”.

Në një intervistë për Goal, Motta është pyetur se cili lojtar do të ishte ideal për PSG-në që duhet ta transferojnë, përgjigjja e tij ishte: “Është shumë e lehtë: Lionel Messi”.

“Imagjinoni sikur Messi të vij në Paris Saint-Germain. Çfarë entuziazmin do të sillte, nuk po flas vetëm për në fushë”, shtoi ai, shkruan albeu.com

“Kam luajtur me të, ashtu edhe Maxwell, e njohim shumë mirë. Ai është fitues”, u shpreh më tej Motta.

“Diferenca mes tij dhe lojtarëve tjerë është e madhe. Ardhja e tij këtu do të ishte e jashtëzakonshme edhe jashtë fushe, mediat e gjithçka tjetër. Do të bënte që kjo skuadër të shndërrohej në një tjetër ekip”, përfundoi Motta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/enderroj-ta-shoh-messin-te-veshur-me-kete-fanelle/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala