Emri i vërtetë i Gili-t gjithmonë do të ju befasojë

Autori:Gazeta Fjala

gilii-600x360

Gili ka mbetur prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj dëgjohen sot e kësaj dite.

Gili ishte e ftuar së fundmi në “E diell”, ku gjatë intervistës foli edhe për arsyen pse nuk e ka ndryshuar emrin.

Emrin i saj origjinal është Fevzije Konushevci, por edhe pse njihet si Gili, ajo ka preferuar të mos e ndryshojë emrin.

“Jo vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari”, u shpreh këngëtarja.

“Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije ndërsa në skenë zgjodha të më quanim Gili. jo vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend”, tha Gili.

https://www.instagram.com/p/B25_z4bDpU6/?utm_source=ig_embed

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/emri-i-vertete-i-gili-t-gjithmone-do-te-ju-befasoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala