Emocionuese, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, tregon pse familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova

Autori:Gazeta Fjala

72831316_437739226858776_2686262685120593920_n

Kapiteni dhe portieri i kombëtares së Kosovës në Futboll, Samir Ujkani, ani mbron ngjyrat e Kosovës, nuk jeton këtu.

Kjo, pasi familja e tij, kohë më parë dolën nga vendi.

E rrëfimin se pse u detyruan ta marrin këtë vendim emocionues, Samir Ujkani, e shpalos ekskluzivisht n’Konak, emision i gazetës inFokus.

“U kanë një problem, babai jem ka punuar në Obiliq, ka pas një problem dhe për shkak të atij problem babi ka vendos me ikë prej Kosovës, pasi e ka kuptuar që gjendja nuk është mirë, në atë kohë krejt kush ishte në pozitë të mirë në punë i largonin, babi jem e kuptoj edhe na murr neve e kush ka dasht prej familjes me ikë prej Kosovës sa ma shpejt se nuk ishte gjendja e mirë”

E kur, shkruan në Belgjikë, Ujkani thotë se u pritën shumë mirë atje.

Por, vështirësitë që të depërton në botën e futbollit, e kushtet për ta bërë këtë gjë, ishin shumë të vështira, shkruan gazeta inFokus.

“Me na pritë na kanë prit fantastik, kushtet e mira krejt po normalisht u kanë se u desht me kanë 4 herë ma i fortë se belgu me mujt me lujt në formacion se me kanë në të njëjtin nivel e lejshin me lu ata, e falënderoj se ajo me ka ba ma të fortë nuk u kanë lehte se kushtet prej Kosovës atje ka qenë ndryshimi shumë i madh, nuk kishim edhe kopaçka e atje vijshin me patike të mira e krejt, po kena punu e puna prej familjes që kanë ba për neve u kanë e mrekullueshme”

“Ndryshimi u kanë se ka qenë një ëndërr për një fëmijë , me vite lujshe e kur arrita tek një nivel e kisha konkurrent portierin e dytë që ishte babai i tij sponsor i ekipës e duhej me lanë me lujt nganjëherë, po unë ja bana një kusht se kisha qejf me kanë sulmues, e kur ishim tu hup e futke ata në portë e unë dilsha me lujt”./Gazeta inFokus/

https://www.facebook.com/gazetainfokuss/videos/2459974484118269/?t=0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/emocionuese-kapiteni-i-kosoves-samir-ujkani-tregon-pse-familja-e-tij-u-detyruan-te-largohen-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala