Emiratet e Bashkuar i japin 1 miliard dollarë Serbis

Autori:Gazeta Fjala

beogradi-10-milion-euml-euro-p-euml-r-asociacionin-e-komunave-serbe_hd

Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i japin Serbisë një hua prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar vendin ballkanik të shlyejë borxhet ekzistuese dhe për ta ndihmuar atë të financojë deficitin e vazhdueshëm buxhetor, u shpreh në një deklaratë për shtyp ministri serb i Financave, Dushan Vujovic.
Gjatë konferencës në Beograd, Vujoviç tha se kredia 10-vjeçare do të ketë një normë interesi prej 2.25% dhe do të ratifikohet nga Parlamenti në ditët e ardhshme.
Ekonomia e Serbisë ka pasur një performancë të lartë gjatë këtij viti, me një rritje të deficitit buxhetor që parashikohet në nivelin 2.5%. Ajo është duke e nxitur Fondin Ndërkombëtar Monetar, me të cilin ka një marrëveshje kredie prej 1.2 miliardë dollarësh, që të autorizojë shpenzime më të larta vitin e ardhshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/emiratet-e-bashkuar-i-japin-1-miliard-dollare-serbis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala