Emery: Ozil nuk e ka merituar të jetë në formacionin e parë

Autori:Gazeta Fjala

gettyimages-1015573842

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, nuk meritoj një vend në formacionin e parë.

Ozil është lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit, ndërsa dje nuk luajti në fitoren ndaj Standard Liege në kuadër të Ligës së Evropës.

Tekniku spanjoll ka thënë i ka zgjedhur lojtarët më të mirë, ndërsa gjermani duhet të punojë më shumë, transmeton KosovaPress.

“Zgjedhim lojtarët më të mirë për çdo ndeshje. Kur nuk marrë ndonjë lojtar, është sepse ndonjë tjetër e ka merituar më shumë. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Qëllimi jonë është të fitojmë ndeshjen ndaj Bournmouth”, deklaroi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/emery-ozil-nuk-e-ka-merituar-te-jete-ne-formacionin-e-pare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala