Emërtimi i rrugës “Beau Biden” në Ferizaj i kundërligjshëm
Drejtoresha e Organizatës Iniciativa për Progres (INPO), Albulena Nrecaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se emërtimi i rrugës Ferizaj – Gjilan, Beau Biden, djalit të zëvendëspresidentit, Joe Biden, është në kundërshtim me ligjin.
Më poshtë mund t’i lexoni argumentet të cilat Nrecaj i ka renditur që sipas saj tregojnë se ky veprim është në kundërshtim me ligjin”
“Nja dy a tri çështje rreth emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan, Bou Bajden
E para: Vendimi i Qeverisë së RKS për emërtimin e kësaj rruge, Bou Bajden është i kundërligjshëm
Sipas Ligjit 04/L-71 për Sistemin e Adresave në RKS, vendimin për emrat e zonave të qarkullimit publik (rrugë, bulevarde, sheshe, etj.), e merr Kuvendi i Komunës nën juridiksionin e të cilave ndodhen ato. Ky ligj e as aktet e tjera normative nuk e autorizojnë qeverinë, biles asnjë ministri që të propozojë apo vendos emra.
E Dyta: Tabela e vendosur përgjatë kësaj rrugë është bërë në kundërshtim me Ligjin
Ligji i ka paraparë ndalimet e emërtimeve siç janë:a. Nuk lejohet përdorimi i emrave me një shkronjë apo me një numër;b. Nuk lejohet përdorimi i emrave me shkurtime apo iniciale;c. Nuk lejohet përdorimi i emrave në gjuhë të huajEmrat në gjuhë të huaj lejohen vetëm nëse ato përshtaten në gjuhën shqipe.Emri dhe mbiemri i figurave të shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e Kosovës do të përshtaten me shkronjat e alfabetit shqip, p.sh. Bill Klinton dhe jo Bill Clinton (në këtë rast Bou Bajden, jo Beau Biden)c. Të mos shkruhen me karaktere speciale, të tilla si: vizë, apostrof, pika ose thonjëzad. Emrat e sugjeruar duhet të kenë 1 ose 2 fjalë dhe duhet të shmangen emrat me më shumë se dy fjalë duke pasur në konsideratë madhësinë e tabelës;e. Në emërtimet e rrugëve p.sh ‘Rruga kryesore Kaçanik’ duhet të hiqet fjala “kryesore” sepse nuk është e nevojshme, në këtë ras “nacionale”f. Nuk lejohet përdorimi i emrave me fjalë të vështira për tu shkruar ose shqiptuar
E treta: A thue qysh kish me reagua z.Bajden, nëse e kish marr vesh se kryeministri i Kosovës po e nderon me veprime antiligjore”, ka shkruar Nrecaj në Facebook.