Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së, këta janë anëtarët e rinj

Autori:Gazeta Fjala

qkuk-prishtine1-629x330_1507298522-7171164

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Uran Isamili, për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit, tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHSKUK-së.

Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjëherë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.

Po ashtu, ministri thekson se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3-vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacion për afatin 6-mujor. Përmes anëtarëve, në Bord do të kenë përfaqësim:

–          Dr. Shemsi Veseli, Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

–          Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

–          Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

–          Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;

–          Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;

–          Z. Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë; dhe

–          Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs”, thuhet në komunikatën drejtuar medieve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/emerohet-bordi-i-ri-i-shskuk-se-keta-jane-anetaret-e-rinj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala