Ekskluzive| LDK finalizon listën e kandidatëve për deputet, lë jashtë zyrtarë të lartë

Autori:Gazeta Fjala

d-2-852x460

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbyllur listën e e kandidatëve për deputet, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen me 6 tetorë në Kosovë.

Gazeta inFokus mëson se asnjë nga zyrtarët e kësaj partie të cilët kanë aktakuzë nuk është përfshirë në listë.

Sipas burimeve të Gazetës inFokus, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të partisë, emrat e të cilëve të pubikohen pas pak.

Kujtojmë, dita e premte ( 6 shtator), është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, ditë e diele. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë afro 6 milionë euro./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ekskluzive-ldk-finalizon-listen-e-kandidateve-per-deputet-le-jashte-zyrtare-te-larte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala