Ekskluzive | Kosova nuk ka “tapi” për pronat e Trepçës (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

Untitled design (2)

Për pakë ditë Qeveria e Kosovës pritet të vendosë për statutin përfundimtarë të gjigantit metalurgjik “Trepça”. Por, një studim i bërë para tri vitesh për këtë ndërmarrje, po me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, nxjerrë fakte të frikshme për gjendjen e Trepçës.

Gazeta Fokus, ka siguruar të plotë studimin e Fizibilitetit të Trepçës, mbi të cilin do të vendoset për fatin e ndërmarrjes.
Aty thuhet se as Agjencia Kosovare e Privatizimit që menaxhon deri më tani me këtë ndërmarrje e dhe as Trepça nuk kanë një regjistër të plotë të aseteve për ndërmarrjen dhe nuk kanë dokumentet e përditësuara pronësore të pronës së paluajtshme.

“Certifikatat e pronësisë dhe dokumentet e pronësisë nuk janë plotësuar si duhet dhe janë vendosur në arkiv. Dokumentet e pronësisë nuk janë të përditësuara dhe shumë prej tyre janë të humbura”, thuhet në raportin e studimit të fizibilitetit të Trepçës, të cilin e posedon Gazeta Fokus.

Përshkrimi i qartë i pronës nuk është në dispozicion, ndërsa sipas hulumtuesve verifikimi i të dhënave të Trepçës në dispozicion është bërë me certifikatat e pronësisë të cilat janë në dispozicion në Trepçë dhe AKP.

Ky problem duket të jetë edhe më shqetësues, shkruan Gazeta Fokus.

Regjistrat publikë që përmbajnë informacione mbi pronësinë, të drejtën e përdorimit dhe të drejtave të tjera mbi tokë dhe pasurive të tjera të patundshme në Kosovë, për shkak të konfliktit të vitit 1998 dhe 1999, kryesisht janë shkatërruar ose zhvendosur në Serbi.

Për më tepër, në raport thuhet se Kosova si dhe disa pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë nuk e kanë zbatuar kur sistemin e regjistrimit të tokës, por sistemin e dokumentacionit të pronësisë.

“ Ky sistem nuk është i qëndrueshëm dhe shumë shpesh informacioni i regjistruar në regjistrat ekzistuese të pasurive të patundshme ndryshon për shkak të mirëmbajtjes së tyre të dobët, dhe për këtë arsye nuk mund të jenë gjithmonë të besueshme”.

Ndërkaq, hulumtuesve nuk u është dhënë informacion i plotë as në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, shkruan Gazeta Fokus.

“Ne kemi kontaktuar Agjencinë Kadastrale të Kosovës me qëllim të identifikimit dhe verifikimit të pronës së paluajtshme të Trepçës, por ndodhi problemi praktik si në vijim: Agjencia Kadastrale ka deklaruar se është e pamundur për të identifikuar tërë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në emër të Trepçës, përderisa nuk japim numrin e identifikimit të çdo prone”, thuhet në raport.

Sipas hartuesve të raportit as AKP dhe as Trepça nuk kanë regjistrin e plotë të numrave të identifikimit të pronës. Megjithatë, shumica e numrave të identifikuar janë në dispozicion.

“Vetëm disa pronat janë të inspektuara fizikisht dhe asnjë hetim për uzurpuesit e Pronës nuk është bërë. Disa prona të paluajtshme të Trepçës janë të zëna dhe mund të përdoren në mënyrë të paligjshme nga persona të tretë, por nuk ka një regjistër të pronës së tillë”.

Megjithatë, nuk ka ndonjë raport të vlerësimit të aseteve të Trepçës të bëra nga një kompani e pavarur./Gazeta Fokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ekskluzive-kosova-nuk-ka-tapi-per-pronat-e-trepces-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala