EKSKLUZIVE: Herolind Shala: Kosova do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian “Euro 2020”

Autori:Zekirja Shabani

46803951_2210594002286141_5983513540730814464_n-852x460 (1)

Herolind Shala ishte njëri nga futbollistët e parë që e braktisi Kombëtaren e Shqipërisë pas përfundimit të “Euro 2016”, për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Këtë e bëri me besimin se më Kosovën  do të arrijë më shumë rezultatet.

Më rezultatet e arritura deri më tani Përfaqësuesja e Kosovës po ia bënë realitet ëndrrën futbollistit 26 vjeçar.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka folur për shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” si dhe për rezultatet e arritura deri më tani më Përfaqësuesen e Kosovës.

Anglezët e çekët ai e di se janë më të fortit në grup por përballjet më ta mezi i pret.

Kujtojmë që Kosova ndodhet në Grupin A së bashku me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

E meritat për arritjet e Kosovës, Herolindi i ndan më ekipin, stafin dhe Federatën.

Madje duke u bazuar në lojën e deri tanishme, Shala beson se sukseset nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Personalisht, Herolind Shala këtë vit është bërë me skuadër të re.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës i ka dhënë fund aventurës të Lyngby, duke iu bashkuar IK Start.

26 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Notodden, Odd, Sparta Prague, Slovan Liberec dhe Kasimpasa.

 

Në vazhdim intervista e plotë e Herolind Shalës dhënë ekskluzivisht Gazetës inFokus.

 

Gazeta inFokus: Sa jeni të kënaqur me paraqitjet në ekipin tuaj?

Herolind Shala: Jam i kënaqur. Kam luajt rregullisht dhe kam shënuar gola dhe asistime ne shumë raste. Mund të them lirshëm se ka qenë një vit tejet i mirë për mua.

Gazeta inFokus: Si arritët të kaloni në Play-Off të Ligës së Kombeve, e kujt ishte merita?

Herolind Shala: Merita është e krejt ekipit, stafit po ashtu edhe e Federatës. Gjithçka ka shkuar mirë për Kosovën në Ligën e Kombeve dhe shpresoj se do vazhdojmë kështu me suksese dhe të arritura.

Gazeta inFokus: Sa besoni se Kosova mund të triumfoj ndaj Maqedonisë?

Herolind Shala: Besojmë natyrisht në një gjë të tillë. Kemi kualitet në ekip dhe nëse luajmë sikur kemi luajtur lojën e fundit kundër Azerbajxhanit gjithçka është e mundshme.

Gazeta inFokus: Sa është i vështire grupi në kualifikimet e Evropianit “EURO 2020”?

Herolind Shala: Grupi është i mirë. Ka mundur të jetë shumë më i vështirë. Tani do të përballemi me kundërshtar të mirë si Anglia dhe Çekia. Pavarësisht kësaj besoj se do të mund të arrijmë rezultate pozitive.

Gazeta inFokus: A besoni se do të kualifikohet Kosova në “Euro 2020”?

Herolind Shala: Normal po. I kemi dy mundësi dhe do bëjmë gjithçka për të arritur rezultat, për të kënaqur adhuruesit e futbollit e tërë shqiptarët me një Kampionat Evropian.

Gazeta inFokus: A ka forca Kosova t’i kaloj grupet për kualifikim në Evropian apo kualifikimin do ta kërkoj përmes Play Off-it?

Herolind Shala: Do ta kërkojmë kualifikimin përmes grupit A,  sepse kemi cilësi të madh në ekip. Nëse nuk ja dalim e kemi mundësinë e dytë, përmes Play Off-it.

Gazeta inFokus: Cilën ndeshjen e veçon si më të mirë nga Kosova?

Herolind Shala: Kemi luajtur ndeshje shumë të mira. Unë mund ta veçoj përballjen kundër Azerbajxhanit që fituam me një rezultat tejet bindës prej 4-0.

23915595_1744468195565393_2934277227731881521_n

35300528_1965411086804435_4931441879733501952_n-768x510 (1)

41474424_2109093549102854_3439730795017666560_n-768x554 (1)

41606084_2109093569102852_8298964387490693120_n-768x512

46482560_2207604525918422_104817985369145344_n-768x511

46514480_2207604455918429_4814874985556344832_n-768x511

46521080_2206800465998828_6794827597315309568_n-768x512

46803951_2210594002286141_5983513540730814464_n-768x512

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ekskluzive-herolind-shala-kosova-do-te-jete-pjese-e-kampionatit-evropian-euro-2020/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala