Albin Kurti tërhiqet nga kreu i LVV-së

Autori:Gazeta Fjala

59Albin Kurti_konferenc-7 vjetori-1

Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidohet për postin e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim.

Burime të Koha.net të afërta me zhvillimet, tregojnë se si kandidat konsensual i cili do ta zevëndësonte Kurtin për një mandat trevjeçar në krye të “Vetëvendosjes!” është shefi i tashëm i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.

Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit.

Lajmi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës nga vetë “Vetëvendosje!”.

Statuti i “Vetëvendosje!”-s parasheh që një person mund të zgjedhet vetëm dy herë në postin e kryetarit. Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.

© KOHA.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ekskluzive-albin-kurti-terhiqet-nga-kreu-i-lvv-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala