Ekonomitë në rrezik falimenti

Autori:Gazeta Fjala

Kriza-ekonomike

Pasi Venezuela u zhvlerësua në notën faliment gjatë kësaj jave nga agjencitë e vlerësimit të kreditit, ekspertët kanë filluar që të evidentojnë  ekonomitë më të rrezikuara, që mund ta kenë radhën pas Venezuelës. Pa diskutim që asnjë ndër ekonomitë në fjalë nuk i afrohet situatës në të cilën gjendet Venezuela sot. Libani është në vend të parë të listës, dhe është gjithashtu një ndër vendet me borxhin më të lartë në nivel global, në 152% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Klasifikimi i Libanit në zonën e nxehtë vjen në një kohë që tensionet politike në vend janë rritur ndjeshëm. Trazirat kanë detyruar investitorët që në vetëm pak ditë të tërheqin rreth 800 milionë dollarë kapital nga vendi. Më pas ndjek Ekuadori, që  realisht ka më shumë shanse falimenti sesa Libani në terma ekonomikë dhe financiare, pra po të mos marrim parasysh rreziqet politike dhe gjeopolitike. Në vend të tretë renditet Ukraina. Vendi është prej tre tremujorësh me radhë në recesion dhe rrezikon të bjerë në një grackë të rrezikshme.

Në listë është edhe Egjipti, borxhi i të cilit është fryrë nga 55 miliardë dollarë një vit më parë në 79 miliardë dollarë sot. Ndjek Pakistani dhe Bahreini, edhe për shkak të trazirave politike. Përfshirja e Turqisë në listë ndërkohë surprizon jo pak njerëz. Kriza politike në Turqi ka prodhuar tensione të vazhdueshme edhe në tregjet financiare.

Gjithsesi, përfshirja e Turqisë në këtë listë vjen më shumë në formë paralajmërimi për investitorët të cilët vazhdojnë të blejnë bono qeveritare, paçka se yieldet janë rritur frikshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ekonomite-ne-rrezik-falimenti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala