Edhe Veseli arrin në takim tek Grenell

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-10-1 (1)

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë.

Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, Grenell është takuar edhe me kryetarin e Prtisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në ambientet e Ambasadës Amerikane është parë të ketë arritur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

unnamed-8-3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-veseli-arrin-ne-takim-tek-grenell/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala