Edhe sa jetë duhet të merren që komuniteti ndërkombëtare të reagojë?

Autori:Tun Khin

rohijnjan

Dhjetëra mijëra rohinjanë (qytetarë me përkatësi fetare myslimane në Burma) janë duke ikur që të shpëtojnë jetët e tyre, përderisa ushtria burmeze (budiste) është angazhuar ti djegë tokat e rohinjanëve.

Deri më tani Organizata Burmese “Rohingya Organization UK”, ka konfirmuar se kanë vdekur më shumë se një mijë persona, por besohet se numri do të rritet ende. Më shumë se dhjetë mijë shtëpi janë shkatërruar dhe djegur, po ashtu dhe shumë dyqane e biznese.

Ushtria po lëviz fshat më fshat, duke plaçkitur dhe duke shkatërruar çdo gjë. Ata nuk lënë asgjë pas vetes. Nuk ka asgjë që rohinjanët mund të kthehen dhe ta gjejnë.

Pyetja që më bëhet më së shumti nga vëllezërit dhe motrat e mi rohinjajnë, duke u përsëritur çdo herë është se si është e mundur që po e lejojnë këtë të ndodhë përsëri?

Komisioneri i lartë për të drejtat e OKB-së, Zeid Ra’ad Al Husein, ka përshkuar situatën që po ndodh tani në shtetin Rakhine, si të parashikuar dhe të parandalueshme.

Historia po përsëritet prapë por në një gjendje akoma më  të tmerrshme.

Tetorin e kaluar, sulmet qe u bënë në stacionin e policisë nga një organizatë e re e rohinjëve, e cila tani e quan veten Arakan (arakan është një tjetër emër që përdoret për shtetin Rakhine), ka nxitur një sulm të madh në të cilën qindra persona u vranë, shumë fshatra u shkatërruan dhe një numër i madh i grave janë dhunuar.

Pasi Kombet e Bashkuara rrëfyen për krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhën, këshilli për të drejtat e njeriut filloi hetimet  për gjetjen e fakteve. Ndërsa Qeveria e Bumës është duke refuzuar lejimin e tyre brenda shtetit.

Frika e vazhdueshme se sulmet nga organizata Arakan, do të çojnë në një ofensivë tjetër ushtarake, rezultoi e saktë më 25 gusht.

Ashtu sikur në vitin 2016,  ofenziva ushtarake nuk e ka për synim organizatën Arakan por ka për synim vrasjen masive të  qytetarëve dhe shkatërrimin e pronave të civilëve.

Ne kishim shpresë se kur erdhi në pushtet qeveria e re, në krye me Aung San Suu Kyi, në vitin 2016, gjërat do të ndryshonin. Por në vend të kësaj, ajo mbajti të gjitha ligjet dhe politikat që na shtypnin neve si popull. Ajo gjithashtu nuk bëri progres në raportin për kufizimet ndaj rohinjanëve që jetonin në kampe, shtëpitë e të cilëve ishin shkatërruar nga sulmet e vitit 2012. Këto limite vrasin fëmijët dhe i lënë të tjerët në ankth dhe të kequshqyer.

Në tetor të vitit 2016, kur ushtria filloj opercaionin kundër nesh, Aung San Suu Kyi’s, në vend që të na mbroj ne ajo nisi një propagandë duke mbrojtur ushtrinë dhe duke e mohuar shkeljen e të drejtave të njeriut. Shenjat “alarm i rrejshëm i dhunimit”, ishin në faqen e saj të facebook-ut dhe në faqen e saj në internet. Më vonë, Kombet e Bashkuara konfirmuan detajet më të tmerrshme të dhunimit ndaj grave.

Pavarësisht fillimit të hulumtimeve në mars, nga Kombet e Bashkuara ndaj krimeve të mundshme të kryera kundër njerëzimit nga ushtria burmeze ndaj rohinjëve, asnjë masë nuk është marrë kundër ushtrisë.

Në Europë dhe Azi, Min Aung Hlaing, koka e ushtrisë, është trajtuar si një musafir i nderuar me qilim të kuq. Ndonëse Evropa e ka të ndaluar shpërndarjen e armëve në Burmë, kompanitë evropiane ende i furnizojnë ushtrinë me paisje tjera.

Një ndryshim i madh, nga komuniteti ndërkombëtar i duhet këtij vendi nësë do ta ndalim ndonjëherë dhunën kundër rohinjve. Propaganda, nxitja e urrejtjes dhe e dhunës ndaj rohinjanëve duhet të ndalet. Ligjet dhe politikat diskriminuese duhet të zhduken, rekomandimet e komisionit të Kofi Ananit duhet të zbatohen menjëherë dhe plotësisht.

Çasja drejt ushtrisë duhet të ndryshojë gjithashtu. Në vend të vizitave me qilim të kuq, për personelin ushtarak duhet të jëtë ndalimi i vizave. Duhet të ketë angazhim, por duhet të jetë angazhim kritik ndaj të drejtave të njeriut dhe demokracisë, jo më trajnim dhe bashkëpunim mes ushtarakëve. Sanksionet duhet të konsiderohen kundër kompanive ushtarake. Kur misioni për gjetjen e fakteve të OKB-së, do të  bëj raportin në mars të vitit të ardhshëm, duhet të veprohet dhe të zbatohen rekomandimet e tij për të mbajtur përgjegjësit e dhunës dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit.

Situata e rohinjanëve, në Burma mund të zgjidhet nëse ekziston vullneti politik. Nuk do të jetë e lehtë, por mund të bëhet. E vetmja alternativë për veprim është të na lejojë të vritemi. Duke i lënë rohinjanët të vriten ka qenë qasja e vetme bashkësisë ndërkombëtare deri tani.

Nuk ka shenja ndryshimi.

Autori, është presidenti i tanishëm i Organizatës Burmeze Rohinjane në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka qenë zëri i rohinjanëve përgjatë botës. Ai ka informuar zyrtarët mbi shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, të kryera kundër popullit rohinjanë, në Kongresin e SHBA-së dhe Departamentin e Shtetit, Parlamentin Britanik, Parlamentin Suedez, Parlamentin dhe Komisionin Evropian, Forumin Indigjen të OKB-së në NY dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-sa-jete-duhet-te-merren-qe-komuniteti-nderkombetare-te-reagoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala