Edhe pse rivalë historik, Maradona nuk nguron ta puthë Pelen

Autori:Gazeta Fjala

pele-maradona

Në një ceremoni spektakolare të organizuar në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, në Moskë u hodh shorti grupeve të fazës finale të botërorit “Rusi 2018”.

1300 të ftuar, ku bënin pjesë njerëz të sportit dhe jo vetëm, ra në sy prezenca e dy legjendave të futbollit, brazilianit Pele dhe argjentinasit Maradona, por edhe ajo e Presidentit Rus, VladimirPutin.

Ndonëse diskutimi se cili mes Peles dhe Maradonës ka qenë më i miri në botë, vijon të jetë aktual edhe sot, të dy ata dje në Moskë kanë dhënë një mesazh vërtetë domethënës, se futbolli është sporti që bashkon njerëzit. Puthja që Maradona i jep Peles, në prezencë të Presidentit Rus, Vladimir Putin, tashmë po bën xhiron e botës. /albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-pse-rivale-historik-maradona-nuk-nguron-ta-puthe-pelen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala