Edhe një shkollë e re do të fillojë të ndërtohet në Dobërdelan të Suharekës

Autori:Gazeta Fjala

screen-16.08.3125.07.2019-808x460

Pas vënies së gurëthemelit për ndërtimin e shkollës së re në Vraniq të Suharekës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Heset Sahiti, zëvendësministrin e Administratës Publike, Sami Hajdaraj dhe kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj, kanë vënë sot edhe gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “28 Nëntori” në Dobërdelan të kësaj komune.

“Kosova po ja kthen një borgj të madh Dobërdelanit dhe Suharekës. Në kohët më të vështira, nuk ka atdhetar që nuk ka lëvizur nëpër këtë fshat dhë keto familje çdo herë i kanë pasur dyert e hapura”, tha me këtë rast zv/kryeministri Limaj, ndërsa theksoi se kjo shkollë është një investim mbi  500 mijë euro nga Ministria e Arsimit dhe do t’i plotësojë nevojat e nxënësve.

Edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka uruar fshatin për shkollën e re dhe ka falënderuar zëvendëskryeministrin Limaj dhe Ministrinë e Arsimit për këtë investim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-nje-shkolle-e-re-do-te-filloje-te-ndertohet-ne-doberdelan-te-suharekes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala