Edhe një rritje e lehtë e pagave për mësimdhënësit

Autori:Gazeta Fjala

pagat-780x439-650x358

Ndryshimet e fundit në projektligjin për pagat, i cili ka kaluar të martën në komisionin për Administratë Publike do të ndikojnë për të mirë në pagat e punëtorëve të arsimit.

Paga më e ulët, pas ndryshimit të koficientëve do të jetë 513 euro për mësimdhënës në institucionet parashkollore, ndërsa më e larta 1481 euro për profesorët e rregullt universitar.
Ky projektligj është ndryshuar të martën pas shumë pakënaqësive të punëtorëve në sektorin publik,shkruan inFokus.

Gazeta inFokus sjell kalkulimet e pagave që punëtorët e arsimit do të marrin me koeficientin e projektligjit të ri, dhe me atë të kaluar:

Pagat e mësimdhënësve me projekligjin e ri:

Profesor i rregullt, Profesor emeritus, Këshilltar shkencor, koeficienti 6.2 = 1,481

Profesor i asocuar koeficienti, 5.6 = 1,338

Profesor asistent, bashëkpunëtor shkencor, koeficienti 5 = 1,195

Ligjërues në Universitet, koeficienti 4.5 = 1,075

Lektor në Universitet, koeficienti 3.7 = 884

Asistent në Universitet, koeficienti 3.65 = 872

Asistent i ri, koeficienti 3 = 717

Drejtor i shkollës së mesme dhe shkollës speciale, koeficienti 2.7 = 645

Drejtor i shkollës fillore, koeficienti 2.5 = 597

Zëvendësdrejtor i shkollës, koeficienti 2.3 = 549

Drejtor i institucioneve parashkollore, koeficienti 2.3 = 549

Mësimdhënës në shkollë të mesme, koeficienti 2.5 = 597

Mësimdhënës në shkollë speciale, koeficienti 2.5 = 597

Mësimdhënës në shkollë të mesme e ulët 6-9, koeficienti 2.35 = 561

Mësimdhënës në shkollë të mesmë e ulët 1-5, koeficienti 2.2 = 525

Pedagog/psikolog, koeficienti 2.2 = 555

Mësimdhënës në institucionet parashkollore, koficienti 2.15 = 513

Pagat e mësimdhënësve bazuar në projektligjin e kaluar:

Profesori i rregullt, ai emeritus dhe këshilltari shkencor koeficienti 6.20 = 1,481 euro.

Profesor i asocuar koeficienti 5.20 = 1,242

Profesor asistent, bashkëpunëtor  shkencor koeficient 5.00 = 1,195

Ligjërues në Universitet koeficienti 4.50 = 1,075

Asistent në Universitet koeficienti 3.65 = 872

Asistent i ri koeficienti 3 = 717

Lektor në Universitet koeficienti  3.70 = 884

Drejtori i shkollës Speciale dhe ai i shkollës fillore koeficienti 2.50 =597 euro.

Drejtor i institucioneve parashkollore koeficienti 2.30  = 549 euro.

Zëvendësdrejtor i shkollës koeficienti 2.30 = 549

Ndërsa mësimdhënësit në shkolla të mesme koeficienti 2.30 = 549 euro.

Mësimdhënësit në shkolla speciale koeficienti 2.20 = 525 euro.

Mësimdhënës në shkollë fillore koeficienti 2 = 478 euro.

Mësimdhënës në institucionet parashkollore koeficienti 1.90 = 454 euro.

Pedagog, psikolog dhe sekretari i shkollës në institucione arsimore koeficient 2.0 = 478 euro/Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-nje-rritje-e-lehte-e-pagave-per-mesimdhenesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala