Edhe një lajm i keq për liberalizimin e vizave

Autori:Gazeta Fjala

LAJMI I FUNDIT

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, ajo është treguar gjithmonë e kujdesshme.

Apostolova ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova se ajo ende nuk mund të tregojë datën e saktë kur do të lëvizin qytetarët e Kosovës të lirë.

“Është një proces i gjatë dhe është e parakohshme të thuhet se brenda tre muajve do të jemi të gatshëm pasi kjo duhet të vlerësohet edhe nga njerëzit në Komisionin Europian. Gjithmonë kam qenë e kujdesshme sa herë që kam folur për çështjen e liberalizmit të vizave”.

“BE nuk punon vetëm në liberalizimin e vizave, e kemi edhe formatin e Këshillit dhe kemi aq shumë tema të rëndësisshme, prandaj nuk mund të themi një datë të saktë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-nje-lajm-i-keq-per-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala