Edhe një deputet i pavarur përkrahë rrëzimin e Qeverisë

Autori:Gazeta Fjala

qeveria

Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi ka thënë për Gazetën Express se do ta përkrahë rrëzimin e Qeverisë të iniciuar nga NISMA për Kosovën. Ai ka deklaruar se do të votojë kundër demarkacionit për shkak se Kosova humbë tokë.

Pos tre deputetëve të PDK’së – Shaip Muja, Shukri Buja e Nait Hasani– rrëzimin e Qeverisë do ta përkrahë edhe një deputet i pavarur.

Deputeti Gëzim Kelmendi ka thënë se do ta nënshkruajë mocionin e Opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej Isa Mustafës ka dështuar në proceset kryesore në vend. Ka përmendur dështimin e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, asociacionin, zhvillimin ekoniomik, dështimin për formimin e ushtrisë.

“Mocioni do ta përkrahi dhe Qeveria ka dështuar në themelim të ushtrisë. Do ta përkrahi. Është koha për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Kelmendi, të dielën, për Express.

Ky deputet që kishte hyrë në Parlament përmes listës së PDK’së e cila kishte koalicion me Partinë e Drejtësisë, ka thënë, po ashtu, se do të votojë kundër demarkacionit me arsyetimin se Kosova humbë tokë. Aktualisht, Kelmendi është Kryetar i Partisë “Fjala”.

Rrëzimin e Qeverisë përmes një mocioni të mosbesimit e ka nisur NISMA për Kosovën, parti kjo e udhëhequr prej Fatmir Limajt.

Edhe Vetëvendosje dhe AAK e kanë përkrahur NISMA’n për Kosovën që të rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr prej Kryerarit të LDK’së, Isa Mustafa.

Koalicioni PDK-LDK i lidhur para dy viteve ka dështuar të marrë ndonjë vendim lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, kusht ky për liberalizimin e vizave. Veç kësaj, pozita ka dështuar të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka dështuar edhe të themelojë ushtrinë.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli dhe Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kanë paralajmëruar se nëse dështon kalimi i demarkacionit në Parlament, atëherë, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Është paralajmëruar se këtë muaj demarkacioni do të dalë në Parlament për votim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-nje-deputet-i-pavarur-perkrahe-rrezimin-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala