Edhe në korrik u ngritën çmimet  

Autori:Gazeta Fjala

cmimet-850x478-650x358

Çmimet e ushqimeve në supermarketet e Kosovës po vazhdojnë të rriten për çdo ditë. Në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla e ngritjes së çmimeve është 1.7 për qind. Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK’së ky  ngritja e çmimeve ka ndodhur tek produktet ushqimore.

Këtë vit ngritje të çmimit ka pasur edhe në energjinë elektrike, 25.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (1.0%); pemë (4.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (5.5%); kafe, çaj dhe kakao (10.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.1%); duhan (5.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (16.6%) – (ngritje e çmimit të energjisë elektrike në muajin korrik 2017 për 25.9%, krahasuar me tarifat verore të muajt korrik të vitit 2016), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (3.2%)”, ka bërë me dije Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-ne-korrik-u-ngriten-cmimet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala