Edhe Merkel e Theresa May janë ‘Illuminati’

Autori:Zekirja Shabani

4

Para pak ditësh, rrjeti ziente nga teoritë konspirative.

Një tatuazh në këmbën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri që të spekulohej se ai është pjesë e një shoqërie sekrete masonike, të quajtur Illuminati.

Prej shekujsh tashmë, historia e shoqërive sekrete vazhdon të trazojë opinionin publik.

Edhe kryeministrja britanike, Theresa May e ka gjetur veten në mesin e teorive konspirative, që sugjerojnë se ajo është pjesë e një shoqërie sekrete të BE.

Sinjalet e duarve të kryeministres britanike sugjerojnë se ajo është një Illuminati, thonë njerëzit.

Madje ajo përdor të njëjtin sinjal si kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Ky sinjal njihet si IlluminatiRex ose ndryshe Merkel-Raute.

Ai është një variant i Roc Sign, simbolit të diamantit ose piramidës, i përdorur nga aktorë të njohur si Denzel Washington, Ben Stiller dhe Tom Cruise.

Piramida është një simbol i rëndësishëm i Illuminati-t, që tregon sundimin e tyre mbi shumicën në fund të strukturës së pushtetit./mapo/

merkel 1

2 3 4 5

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-merkel-e-theresa-may-jane-illuminati/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala