Edhe KDI përkrahë protestën

Autori:Gazeta Fjala

foto.php

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e sheh të arsyeshme protestën e thirrur me 24 janar në Prishtinë nga partitë opozitare në vend. Partitë politike kanë të drejtë që të ushtrojnë vullnetin e tyre, jashtë parlamentit dhe përmes mekanizmave tjerë të cilat i mundëson dhe i garanton vlera e demokracisë.

Sipas KDI, situata e krijuar së fundi rreth Trepçës si edhe deklarata e pamatur e Ministrit për Kthim, Jabllanoviç ka nxitur reagim qytetar për dinjitetin e tyre dhe për integritetin e shtetit të Kosovës.

KDI vlerëson se Trepça dhe revitalizimi i saj, që nga paslufta dhe në vazhdimësi është injoruar nga të gjitha qeveritë. “Pas sponsorizimit dhe tërheqjes së ligjit për Ndërmarrje Publike në Kuvend, deklarimeve të Qeverisë së Serbisë për pronësi mbi këtë gjigand si dhe spekulimeve mbi borxhet marramendëse të kësaj ndërmarrje, Qeveria e Kosovës me improvizimet e saj shkaktoi paqartësi për gjendjen e Trepçës duke provokuar kështu me të drejtë rekasion qytetar gjithandej”, konstaton KDI.

Ky Institut thotë se Qeveria e Kosovës, përmes një ligji të veçantë duhet të sigurojë të gjithë qytetarët e Kosovës që kjo pasuria e Kosovës të mos bëhet temë e dialogut me Serbinë, do të zgjidh kontestet me aksionarët e pretenduar dhe do të shndërrohet në ndërmarrje publike profitabile me prosperitet për vendin. Gjithashtu,

Qeveria e Kosovës duhet të mbajë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës të gjithë zyrtarët e saj për deklaratat dhe prononcimet që nxisin urrejtje dhe provokime etnike.

Qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të shprehin publikisht vullnetin e tyre për zhvillimet në vend, sidoqoftë KDI bën thirrje që protestat qytetare të jenë të qeta, ndërsa partitë opozitare të adresojnë vullnetin e protestuesve në Parlament dhe institucione qeveritare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-kdi-perkrahe-protesten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala