Edhe Isa Xhemajlaj emërohet zëvendësministër

Autori:Gazeta Fjala

isa-xhemajlaj-650x351

Isa Xhemajlaj, kryetar i Degës së Nismës për Kosovën në Drenas, nga sot ka marrë përgjegjësi në Qeverinë e Kosovës.

Portali “DrenicaOnline” ka siguruar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e emëron Xhemajlajn zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Isa Xhemajlaj ka qenë kandidat për kryetar të Drenasit i partisë “Nisma për Kosovën”.

Ai më herët ka punuar në arsim 10 vjet, pastaj në TMK dhe së fundi është zyrtar në FSK.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-isa-xhemajlaj-emerohet-zevendesminister/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala