Edhe 11 ditë na ndajnë nga fundi i botës?

Autori:Gazeta Fjala

auto_Ja-cfare-thuhet-ne-Kuran-per-fundin-e-botes-keto-jane-shenjat-qe-zoti-do-tu-dergoje-njerezve-620x2641503602034

Është folur shpesh për një teori të tillë, por ende nuk ka ndodhur asgjë e parashikuar. Planeti Nibiru është artikuluar shpesh se do të përplaset me Tokë, dhe për pasojë planeti ynë do të shkatërrohet plotësisht.

David Meade, një teoricien i njohur i konspiracionit, planeti Nibiru, i njohur si “Planet X” do të shfaqet në horizont dhe do të bjerë në kontakt me Tokën. Sipas tij përplasja do të fillojë më 21 gusht 2017, dhe pas një muaji do të godasë Tokën duke e shkatërruar.

Data që ai ka parashikuar është 23 shtator 2017. Pra, në thelb, ai beson në teoritë në Bibël, prandaj thotë se eklipsimi i ardhshëm diellor, më 21 gusht, do të shënojë fillimin e ditës së dënimeve. Më parë Meade kishte thënë se planeti do të godiste Tokën në muajin tetor, por përsëri, ai propozon datën 23 shtator./syri.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/edhe-11-dite-na-ndajne-nga-fundi-i-botes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala