E thotë Astrit Haraqija: Për kryetarin e LDK-së vendos Hashim Thaçi

Autori:Gazeta Fjala

A1-haraqija-600x360

Astrit Haraqija ishte zgjedhur ministër i Kulturës në kohën kur Ibrahim Rugova drejtonte Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mirëpo pas gjithë këtyre viteve, Haraqija, ka mbetur jashtë çdo procesi të brendshëm në LDK’, përfshirë këtu zgjedhjet të cilat do të kulmojnë nesër me zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Rreth asaj se kush do të jetë kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Haraqija thotë se duhet pyetur presidentin, Hashim Thaçi.

“Krejt dihen, s’ka sen që s’dihet. Duhet me e vet Hashim Thaçin për kënd ka vendosur. Nashta duhet me e vet Hashim Thaçin se kush duhet me u bo kryetar i LDK’së”, ka thënë Haraqija për Express.

Ai thotë se nuk e ka idenë se kush mund të jetë kryetar i ri i LDK’së, duke potencuar se s’ka qenë i përfshirë fare në proces. Megjithatë ai insiston se Thaçi vendos se kush e merr timonin e LDK’së.

“Mue s’më kanë lanë me marrë pjesë as në zgjedhje, as kërkun hiq, sjam hiq, ama bash lidhje skam. Po sipas të gjitha gjasave, Hashim Thaçi, ka me vendos kush ka me u bo kryetar i LDK’së. Informacion kam unë që Hashimi, çka po don informacion më të madh”, ka shtuar ish-ministri.

I pyetur rreth preferencave të tija se kush duhet të jetë kreu i ri i LDK’së, Haraqija thotë se ka preferenca por që nuk e ka pyetur askush. Madje ai thotë që do t’i ishte futur garës për kryetar edhe vet.

“Preferenca të mia kam, po s’po më vet kurrkush. Se isha bo vet”, ka shtuar ai.

Haraqija thotë se tashmë gjithçka ka marrë fund, dhe se nesër më 3 gusht Hashim Thaçi e zgjedh kryetarin e ri të LDK’së.

“Tash u kry puna, janë zgjedh delegatët , tepsia u bo, pitja u bo, ka mbet edhe bakllava. Unë smuj e tham preferncën tem, me u djeg për palidhje. Unë skam gjo, takat në dorë. Hashim Thaçi e zgjedh kryetarin e LDK’së. Bakllavën e kanë pre e kanë bo hazër, Hashimi e zgjedh kryetarin” ka përfunduar Astrit Haraqija.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas një procesi të brendshëm zgjedhor që u shoqëruar me karrige, nesër nga ora 9 do të fillojë Kuvendin e 9-të ku pritet të vendosen strukturat e reja të partisë.

Po përfolet shumë se Isa Mustafa do të jetë kandidat konsensual edhe për një mandat, megjithatë Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar se do t’i futet garës, duke thënë se nuk mund t’i imponohet kryesisë asnjë emër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/e-thote-astrit-haraqija-per-kryetarin-e-ldk-se-vendos-hashim-thaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala