E papritur, Isa Mustafa në panik ka pranuar ta takojë Fatmir Sejdiun

Autori:Gazeta Fjala

Fatmir-Sejdiu_010-720x460

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka zhvilluar sot gjatë ditës një takim me kryetarin aktual të kësaj partie, Isa Mustafa.

Ky takim ka ndodhur për herë të parë pas disa viteve ndërsa pas takimit, Sejdiu tha se i ka paraqitur Isa Mustafës gatishmërinë për të marrë udhëheqjen e LDK-së.

“Unë gjithmonë kam pasur dhe kam shprehur gatishmërinë time që të marr përgjegjësitë e duhura në udhëheqje të LDK-së dhe natyrisht paraqitja formale bëhet në Kuvend. Do të analizoj deri atë ditë. Unë kam vendosur përgjegjësinë time për të qenë i gatshëm për të marrë përgjegjësi”, tha Sejdiu për kallxo.com.

Sejdiu tha se pret që propozimi dhe qasja e tij do të merren parasysh nga Isa Mustafa dhe të tjerët brenda LDK-së.

“Kisha një takim me kryetarin Mustafa, biseduam për situatën politike aktuale, folëm për mobilizimin për zgjedhje dhe mendoj se duhet gjetur shtegun ma të mirë të mundshëm për me pas një proces të mbarë”, tha Sejdiu duke mos dashur të japë më shumë komente për çfarë ishte biseduar brenda takimit.

Fatmir Sejidu kishte marrë postin e kryetarit të LDK-së në zgjedhjet e para pas vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova në kuvendin e famshëm të karrigeve. Ai kishte mbajtur detyrën e kryetarit të partisë deri kur në krye të saj kishte ardhur Isa Mustafa

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/e-papritur-isa-mustafa-ne-panik-ka-pranuar-ta-takoje-fatmir-sejdiun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala