E pabesueshme: Ja kush mund të jetë trajner i Real Madridit

Autori:Gazeta Fjala

Lajme

Është ende në dyshim e ardhmja e trajnerit të Real Madridit, Solari.

Kur themi në dyshim, fjalën e kemi për deri në fund të këtij edicionit, pasi tashmë është e sigurtë se në sezonin 2019/2020 nuk do të jetë trajner i galaktikëve, shkruan GazetaBlic.

Por kanë ardhur disa zëra interesante nga mediat në gadishullin Iberik. Fjala është për Clarence Seedorf, për të cilin thuhet se mund të jetë numri një i shtabit teknik të kampionëve aktual evropian, të paktën deri në fund të sezonit.

Raportohet se holandezi, që është i vetmi i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve me tre skuadra të ndryshme, Milan, Real Madrid dhe Ajax, ka përcjellur ndeshjen e mesjavës që shkoi mes dy skuadrave të fundit të lartpërmendur, pra Madridit dhe Ajax.

Madje ka pasur edhe një takim me krerët spanjoll pas eliminimit nga gara më e madhe për klube në kontinentin e vjetër.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse ditëve në vazhdim do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

auto_seedorf1552158170

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/e-pabesueshme-ja-kush-mund-te-jete-trajner-i-real-madridit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala