E ardhmja e Messit dhe Ronaldos ende në ajër

Autori:Gazeta Fjala

mesi-ronaldo

Bota e futbollit vazhdon të jetë nën ethe për të ardhmen e dy yjeve që kanë dominuar sportin më të popullarizuar në vitet e fundit.

Edhe Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo janë duke kaluar një periudhë të pavendosmërisë, përkundër faktit se kanë karrierë stabile.

Sidoqoftë, më i vendosur për të ardhmen duket Lionel messi, i cili ka një situatë më të mirë kontraktuale në Camp Nou, me rinovimin që duket se do të jetë vetëm formalitet, shkruan Marca.

Së fundmi i argjentinasi i martuar ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe të gjitha shenjat janë se ai do të rinovojë për pesë vjet me vlerë 32 milionë euro në sezon – kontrata më e madhe në histori të futbollit.

Po ashtu, kjo do të thotë se kontrata po hyn në vit të ri fiskal, një preferencë kjo e klubit katalanas.

Në anën tjetër është situatë krejt tjetër me spekulime që s’janë ndalur për rreth një muaj.

Ronaldo i cili erdhi nga një sezon i shkëlqyer me dy trofe, një sukses i paprecedent për Los Blancos nga viti 1958 – vendosi që të ndërrojë kahjen e të ardhmes, pas akuzave për ikje nga tatimi për 14.7 milionë euro.

I hidhëruar, anësori komunikoi me mediat tendencën e tij për t’u larguar nga Spanja për të mirën e tij, teksa Reali në panik nuk ka mundur të jetë i qetë përkundër qetësisë së Ronaldos në Kupën e Konfederatave.

Ndryshe nga Messi, vendimi i ardhshëm i Ronaldos është shumë më i vështirë për t’u parashikuar dhe Reali po kërkon me ngulm të ulet dhe të bisedojë me lojtarin e të kuptojë saktësisht se çka mund të bëj për ta bindur atë që të qëndrojë – një gjë që mund të ndodhë këtë javë.

Pas këtyre bisedimeve, Ronaldo ose do të vazhdojë të jetë i lumtur teksa rasti për ikjen nga tatimi do të vazhdojë, ose ai do të qëndrojë besnik hidhërimit të tij dhe të insistojë për një largim.

Si do që të ndodhë me të ardhmen e Messit dhe Ronaldos, ngjarjet e fundit kanë dëmtuar reputacionin e tyre falë edhe skenarëve të pa pritur që i kanë parë mediat duke spekuluar për ta në mënyrë konstante. /Telegrafi.com/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/e-ardhmja-e-messit-dhe-ronaldos-ende-ne-ajer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala