E ardhmja e FSK-së diskutohet në Kuvend

Autori:Gazeta Fjala

fsk-ja-e-gatshme-t-euml-b-euml-het-ushtri_hd-1200x630

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit, ndër pikat tjera, e ka futur në rend dite edhe diskutimin për të ardhmen e FSK-së.

Kjo pikë e rendit të ditës, sipas tij, erdhi nga kërkesa e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.

Lekaj ka thënë se zgjërimi i kapaciteteve të FSK-së nuk do të kërkonte votat e 2/3 të minoriteteve.

Ai po ashtu ka folur edhe për rrëzimin e murit në veri.

“Është mirë që është hapi, edhe pse me vonesë. Por aty në rezolutë precizohet në pikën 2 se rivitalizimi i urës duhet të bëhet me të gjitha elementet përcjellëse që i ka pasur para vitit 1998

Ai ka thënë se nuk do të duhej që rrëzimin e murit ilegal ta kthejë në mur legal duke e ristrukturuar atë dhe kështu ta lë murin në duart e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Ai ka thënë se e kundërshtojnë këtë akt, dhe do të bëjnë atë që është e mundur, dhe çdo gjë që bëhet përtej rezolutës, është shkelje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/e-ardhmja-e-fsk-se-diskutohet-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala